Borrell thotë se pajtimi për deklaratën e të pagjeturve është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes

14:00 | 5 Prill 2023
Emir Abduramani

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja që është arritur dje mes Bislimit dhe Petkoviqit për tekstin e deklaratës për të pagjeturit është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e arritur në takimin e kryenegociatorëve dje për tekstin e deklaratës së personave të pagjetur është hapi i parë”, ka shkruar Borrell.

Në Tëitter, ai ka bërë thirrje që të dy palët t’i shmangin tensionet dhe të mënjanojnë çdo tension të mundshëm, teksa theksoi se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit duhet që sa më parë të implementohet.

“Serbia dhe Kosova janë pajtuar për marrëveshjen që shpie në normalizim dhe aneksin e saj. BE pret nga dy palët që t’i respektojnë obligimet e marra dhe të fillojnë implementimin sa më shpejtë që është e mundur”, tha numri një i diplomacisë evropiane.

Kjo deklaratë e tij vie menjëherë pas takimit të djeshëm në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorit të së ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq./Arbresh.info

Të ngjashme