Borrell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin, u kërkon të shkojnë në Bruksel sa më parë

14:43 | 15 Tetor 2021
S D

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u ka kërkuar të shkojnë në Bruksel sa më parë për të biseduar për dialogun.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ku ka folur për vizitën e Borrell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me Sekretarin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken.

“Borrell gjatë vizitës së tij në SHBA kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nevojën për të shkuar në Bruksel për të përparuar në dialog dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë për të shmangur situatat që i kemi parë tani kohëve të fundit në veri të Kosovës në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Borrell dhe Blinken në takimin e tyre kishin biseduar për Ballkanin Perëndimor, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi për të cilin kanë kërkuar që të vazhdojë dhe të arrihet progres./arbresh.info/

Linku:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme