Google ADS

Borrell takon Kurtin të parin, pastaj Vuçiqin

10:15 | 18 Gusht 2022
arbresh.info

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka pritur në takim fillimisht kreun e ekzekutivit kosovarë, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, ai do ta presë në takim presidentin serb, Alekasandar Vuçiq.

Këto takime i paraprijnë takimit të përbashkët të këtyre palëve në kuadër të dialogut që në këtë fazë finale po synon të dërgojë palët drejt njohjes reciproke si dy shtete.

Në takim do të jetë edhe ndërmjetësuesi i këtij dialogu, Miroslav Lajçak.

Pas këtyre takimeve do të ketë një adresim para medieve Borrell./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme