Google ADS

Borrell: Sot do ta shohim se a janë gati Kurti e Vuçiq të marrin përgjegjësi

11:55 | 14 Shtator 2023
Diellza Gashi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur për takimin e sotëm në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një cicërime në Twitter, Borrel ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit, shkruan Arbresh.info.

Madje shtoi se do të shohim sot nëse Kosova dhe Serbia janë të gatshme të marrin përgjegjësi.

“Po i pres Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell./Arbresh.info/

Të ngjashme