Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka mirëpritur rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi pas 20 muajve pauzë.
Ai thotë se është i lumtur që BE-ja është kthyer në timonin e procesit të bisedimeve, transmeton portali arbresh.info.
Tutje kryediplomati evropian shprehu pritshmëri për një diskutim konstruktiv dhe në frymën e kompromisit e pragmatizmit.
“Takimet e së dielës ishin të para pas një pushimi prej 20 muajve. Jam i lumtur të shoh që Bashkimi Evropian është kthyer në ulësen e drejtuesit të procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë ballë për ballë. Me takimin e dytë brenda javës, dy liderët tregojnë përkushtim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes tyre. E mirëpres këtë. Sot pres diskutim konstruktiv në elementet e para të bisedimeve që do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. I inkurajoj të dyja palët që të kenë me qasje në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit, për të ardhmen e tyre evropiane, dhe me popullin e Kosovës dhe Serbisë në mendjet e tyre”, deklaroi Borrelli.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nisur takimin e tyre të parë ballë për ballë në Bruksel./arbresh.info/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...