Borrell pas takimit me Kurtin: Urgjentisht të de-përshkallëzohet situata

14:23 | 31 Maj 2023
E.H

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josef Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bratisllavë të Sllovakisë për të diskutuar për tensionet në veri.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me Kurtin.

Ai ka kërkuar de-përshkallëzim urgjente të situatës dhe thekson se zgjedhja e vetme është dialogu.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme