Google ADS

Borrell: Nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të gjetur një zgjidhje të problemit kaq të dhimbshëm

10:59 | 12 Korrik 2020
L G

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian përgjegjës për një Evropë më të fortë në botë, Josep Borrell duke folur për takimin virtual mes kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka thënë se po fillon një punë serioze dhe intensive për normalizimin e raporteve të dy palëve.

“Sot  në shoqërinë e Miroslav Lajcakun dhe BE-së do të vazhdojë të lehtësojë dhe mbështesë gjetjen e një marrëveshjeje finale legale të normalizimit mes dy vendeve”, tha Borrell, raporton arbresh.info.

Sipas tij, një marrëveshje mes këtyre dy vendeve, do të ishte në të mirë të popullit të dy vendeve.

“Marrëveshja është për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës dhe Serbisë. Është kruciale për perspektiven evropiane dhe për siguri dhe stabilitetin e regjionit. Është urgjente për të punuar për paqe dhe prosperitetin e të ardhmes. Kjo është për çfarë jemi këtu, të provojmë përsëri”, tha ai.

Tutje, Borrell u shpreh se  për arritjen e një kompromisi mes dy vendeve, duhet një guxim politik nga të dyja anët.

Sipas tij, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të gjetur një zgjidhje të problemit që është kaq i gjatë dhe kaq i dhimbshëm.

“Ne e dimë se ky nuk është një proces i lehtë dhe nuk ka qenë asnjëherë i tillë, por është  me rëndësi që të punojmë drejt arritjes së paqes dhe prosperitetit për hirë të një të ardhmeje të përbashkët. Ka nevojë për një guxim politik nga të dyja anët, ka nevojë për një angazhim në aspektin arritjes së një kompromisi mes palëve. Nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të gjetur një zgjidhje e problemit që është kaq i gjatë dhe kaq i dhimbshëm. Por, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu që të provojmë përsëri”, tha Borell./arbresh.info

B

LEXO EDHE:

Borrell: Zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë, por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

Të ngjashme