Borrell në takim me Vuçiqin: Palët t’i përmbushin detyrimet pa parakushte

19:27 | 22 Qershor 2023
K.B

Shefi për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Josep Borrell, ka ftuar në takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur zgjidhjen në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Borrell, përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur për ecurinë e takimit me Kurtin e Vuçiqin, të cilat janë zhvilluar të ndara.

Lidhur me takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Borrell vuri në dukje se palët duhet të jenë të gatshëm për kompromis, të cilat nevojiten të adresohen për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, që të ulen tensionet.

Ai më tej shtoi se palët të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme