Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka kontaktuar sot me telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me atë serb Aleksandar Vuçiq ku ka theksuar nevojën që këto dy vende të rifillojnë dialogun.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, ka folur me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe gjithashtu rëndësinë e punës për rifillimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë.
Në komunikatën për media, thuhet se ai konfirmoi vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal si lehtësues i dialogut, dhe mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së.
Joseph Borrell ka kontaktuar në mënyrë të veçantë me bashkëbiseduesin e tij në Kosovë, Hashim Thaçin për perspektivat e formimit të një qeverie të re në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se në këtë kontekst, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ftoi liderët e partive të Kosovës që të procedojnë me shpejtësi, në interes të Kosovës dhe popullit të saj.
“Në diskutimet e tij bilaterale, ai diskutoi gjithashtu me bashkëbiseduesit e tij për progresin dhe perspektivat e ardhshme në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së dhe rëndësinë e përparimit përpara Samitit BE – Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020”, thuhet në komunikatë.
Në fund, ai përsëriti qëllimin e tij për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd në javët e ardhshme./Express
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...