Google ADS

Borrell fton për takim urgjent Kurtin dhe Vuçiqin

07:42 | 22 Qershor 2023
E.H

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur sot për një takim urgjent në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Me anë të në një postim në Twitter, Borrell thekson se është e nevojshme që situata të shtensionohet menjëherë dhe të ketë zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve.

“I kam thirrur sot presidnetin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme