Borrell e informon Blinkenin për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq në Ohër

18:50 | 17 Mars 2023
K.B

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër, në mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Borrell  ka thënë se e ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Twitter./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme