Borrell bie dakord me sekretarin e NATO-s që Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues

19:54 | 28 Maj 2023
E.H

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, është deklaruar pas bisedës që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell thekson se me Stoltenbergun ranë dakort, se Prishtina zyrtare, duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, siç i quan ai ”destabilizues”.

”Fola me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësojmë koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it, në sigurimin e një mjedisi të sigurt”, ka shkruar Borrell./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme