Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i Bashkimit
Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian, shkruan arbresh.info.
Në takim u bisedua për çështje bilaterale, zhvillimet në rajon, dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim, në kuadër të vizitës së parë jashtë vendit, delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Kurti, shprehu përkushtimin për reforma të thella në vend dhe integrim evropian.
Kryeministri Kurti theksoi nevojën për mbështetje nga Bashkimi Evropian për Qeverinë e Kosovës në zbatimin e programit të saj në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe përpjekjet për të luftuar suksesshëm pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e dozave të reja të vaksinave.
Ai tha që Kosova e sheh Bashkimin Evropian, jo vetëm si strukturë institucionale por edhe vlerë historike parimore dhe vizion progresiv për të ardhmen.
Kryeministri Kurti ritheksoi se orientimi i Kosovës për BE dhe NATO është i qartë dhe pa alternativë.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell u shpreh i kënaqur me vizitën e kryeministrit Kurti, dhe e falënderoi që ka zgjedhur Brukselin për vizitën e parë zyrtare të tij, pas marrjes së detyrës së kryeministrit.
Ai e përgëzoi për mandatin e fuqishëm dhe besimin e madh që ka marrë nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe uroi që me këtë mandat.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell tha se Kosova dhe qeveria e saj mund të llogarisin në përkrahjen e Bashkimit Evropian, i cili është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës./arbresh.info/
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...