Google ADS

Borovci ftohet nga Haga në cilësinë e dëshmitarit

23:00 | 27 Mars 2022
A. B.

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së, Hazir Borovci është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ai përmes një postimi në “Facebook” thotë sesot ka udhëtuar për Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare, shkruan arbresh.info

“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!” ka shkruar Borovci.

Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Ndërsa në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e parlamentit Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati etj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme