Këshilltari komunal nga radhët e AKR-së, Sami Borovci, e ka konsideruar të papranueshme çdo tendencë për bllokim apo injorim të punës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Borovci këto shqetësime i ka ngritur në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se AKR-ja si pjesë e koalicionit qeverisës në Komunë të Prishtinës, sipas tij kjo parti do të tentojë të luaj një rol konstruktivë për funksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Postimi i plotë i Borovcit:
Përmbi Prishtinën është vetem qielli!
Rrethanat e reja të krijuara pas zhvillimeve të fundit në qeverisjen e Prishtinës, sigurisht kanë shqetësuar shumë qytetarë të kryeqytetit. Si pjesë e koalicionit qeverisës këto ditë edhe ne, kemi pranuar shumë pyetje për rolin e AKR-së në situatën e re.
Situata e re, kërkon qasje të re! AKR si parti liberal demokrate nuk ka ndjekur asnjëherë politika bllokuese, sepse në pozitë apo opozitë në vazhdimësi kemi dëshmuar se kur është fjala për të mirën e qytetarit, ne luajmë rol konstruktiv dhe asnjëherë bllokues. Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje për aq sa ka mundësi dhe hapësirë!
Si Këshilltar Komunal shpresoj që kjo situatë të mos ndikoj në çfarëdo stagnimi apo bllokimi eventual të jetës institucionale në Prishtinë. Çdo tendencë për të bllokuar, apo injoruar Kuvendin Komunal siç ka ndodhur pjesën më të madhe të mandatit të kaluar është krejtësisht e papranueshme dhe ju siguroj se karshi kompetencave të mia nuk do të tolerojë krijimin e një situate të tillë!
Qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje funksionale e cila në katër vitet e ardhshme do të realizojë të gjitha zotimet mbi të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...