Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, i cili po viziton vendin tonë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.
Duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë, Kurti shprehu vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike, ndërsa nga ana e tij, ministri Borg shprehu kënaqësinë të vizitojë vendin tonë, për të mësuar më shumë për partneritetin që ekziston mes OSBE-së dhe qeverisë sonë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, përgjatë takimit, u diskutua rreth sukseseve dhe arritjeve të Kosovës në këto tri vite të fundit, ku kryeministri Kurti përmendi raportet ndërkombëtare që dëshmojnë avancimin demokratik të vendit tonë, si dhe veçoi progresin ekonomik, me fokus në rritjen e qëndrueshme, shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët dhe zvogëlimin e pabarazive.
Mes temave të trajtuara ishin dhe sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe bashkëpunimi në kuadër të sfidave të tjera të përbashkëta.
Në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes shteteve tona, u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë mes nesh, e ku ministri Borg theksoi se Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin për bisedën e frytshme dhe pikëpamjet e ndara, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite në Kosovë, e cila kontribuon në thellimin e bashkëpunimit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...