Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dhënë detaje pas takimeve që ka zhvilluar në Mynih me kryeministrin, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Borell tha se stabiliteti dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Borrell në një postim në platformën “X”.
Takimet Borrell-Kurti dhe Borrell-Vuçiq janë zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
I met separately in the margins of #MSC2024 with @predsednikrs and @albinkurti.
Sustainable stability and peace in the region can only be achieved through normalisation of relations between Kosovo and Serbia. The path towards this leads through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/zt7DAb9060
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 17, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...