Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur një ditë para vizitës në Kosovë, duke bërë të ditur se arsyeja e qëndrimit në vend është dialogu Kosovë – Serbi.
Borell ka deklaruar se është i vendosur që të përparohet në dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Jam duke pritur për vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor i cili tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Do të jetë një përparësi gjatë mandatit tim dhe, duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës time. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre shteteve”, ka deklaruar ai.
Zyra e BE-së njofton se Përfaqësuesi i Lartë do të jetë në Kosovë më 30 dhe 31 janar.
“Ai do të takohet me liderët politikë përfshirë presidentin Hashim Thaçi (takimi do të pasohet nga një konferencë shtypi), përfaqësues të partisë si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Josep Borrell do të nisë një projekt të financuar nga BE-ja për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe do të vizitojë Prizrenin”, bëhet e ditur./gazetaexpress/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...