Google ADS

Borë, shi edhe ngritje temperaturash – Parashikimi i motit për javën e ardhshme

11:59 | 24 Mars 2024
E.H

Java e fundit e marsit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, derisa në fundjavë temperaturat i afrohen edhe atyre verore, deri në 23 gradë celsius e 24 gradë celsius.

Sipas Prishtina Wather, gjatë natës me kalimin e një fronti të ftohtë, mbi vend priten të reshura shiu, që vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, përcjell Arbresh.info.

Me rënie të temperaturës aty këtu reshjet e shiu përzien edhe me reshje bore, derisa në vise malore të reshurat do të jenë vetëm dëbore. Pas kalimit të frontit reshjet pushojnë paraditen e së hënës.

Ditëve vijuese do të ketë edhe intervale me diell dhe vransira, që edhe mund të shoqërohen me reshjet të pakta shiu, kryesisht ditën e martë dhe enjte.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 18 gradë celsius të mërkurën, por se zbresin lehtë ditën e enjte. Nga dita e premte dhe fundjava shënojnë rritje edhe mbi 20 gradë celsius, deri në 23 gradë celsius e 24 gradë celsius.

Minimalet zbresin të martën në -1 gradë celsius, e më pas rriten deri në 6 gradë celsius e 7 gradë celsius.

Me qarkullim të mjaftueshëm ajror ditëve të ardhshme, edhe nivelet e ndotësve ajror do të jenë të ulëta, në vlera të pranueshme.

Nga dita e martë, e sidomos të mërkurën koncentrime më të larta të pluhurit saharian mund të zbresin edhe më pranë sipërfaqes, që mund të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta.

25.03 – Natën dhe herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Reshjet pushojnë orëve të para të ditës. Ditën mbanë mot i ftohtë, me diell e vranësira.

26.03 – Kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

27.03 – Vransira dhe intervale me diell.

28.03 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. DItën intervale me diell.

29.03 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.

Erërat fillimisht frynë të lehta dhe mesatare nga veriu 5-10m/s. Nga dita e martë edhe mesatarisht të fuqishme nga jugu e juglindja.

Shtypja atmosferike në rënie deri nga mesi i javës, më pas shënon rritje mbi vlera normale./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme