Mëngjesi i sotëm, Prishtinën e gjeti të mbuluar nga bora. Si shkak i kësaj edhe trafiku rrugor u përkeqësua, duke krijuar telashe të mëdha në bllokimin e qarkullimit të veturave dhe vështirësi në ecje të qytetarëve.
Kjo borë ka zënë si në befasi Shërbimin Publik, duke marrë parasysh se tashmë jemi në sezonin e Pranverës.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, në një prononcim për portalin, “Arbresh.info”, tha se reshjet e dendura të borës kanë qenë jo shumë të pritshme.
Musliu tha se kanë pritur reshje të shiut dhe gjatë mbrëmjes së djeshme të gjitha ekipet kanë dalë në pastrimin e ujëmbledhëse, mirëpo kur kishin parë që ka filluar reshjet e borës ka angazhuar tërë flotën për të intervenuar tek rrugët e kryeqytetit.
“Është e vërtetë se ne paraprakisht kemi pasur informata prej institutit Hidrometeorologjik dhe të njëjtën kohë prej aplikacioneve të ndryshme e kemi parë që do të ketë reshje bore. Fillimisht është pritur për reshje shiu dhe ne qysh në mbrëmje kemi dalë me të gjitha ekipet. Kemi bërë pastrimit e ujëmbledhësit, duke ditur se do të ketë reshje të shiut, mirëpo me kalimin e kohës pamë që filluan reshjet e borës”, u shpreh ai.
Sipas tij, reshje të dendura të borës do të ketë për 48 orë radhazi.
“Sipas informatave po pritet që 48 orë të ketë reshje të vazhdueshme bore dhe të njëjtën kohe edhe temperaturat me qenë më të ulëta. Kjo është arsyeja që për 48 orë kemi angazhuar që të angazhohet komplet flota, është hera e parë që është angazhuar e gjithë flota me shtatë loto. Edhe në zonën urbane dhe në rurale, qëllimi është që për këto orë e gjithë ekipe me qenë në terren”, tha Musliu.
Ai po ashtu tha se kjo Drejtori ka dyfishuar masat mbrojtëse, por problemin kryesor e sheh kohën e mbrëmjes kur ka më shumë ngrica nëpër rrugë.
Rreziku nuk qëndron tek reshjet e pa papritura atmosferike, sipas Musliut, shqetësimi është tek qytetarët që janë të pajisura me goma të stinës së verës.
“Për këto dy ditë kemi vendosur që të dyfishojmë volumin e kripës. Mbrëmja do të jetë më kritike duke ditur që do të ulen temperaturat dhe kjo sasi e ujit mundet të shkoj deri tek ngricat. Andaj do të bëjmë maksimumin që të mos ketë ngrica dhe të ketë siguri në rrugë. Një problem që realisht ka bërë që e gjithë flota të angazhohet është se qytetarët tani shumica janë me goma të verës andaj kjo është një rrezik. Bëjë thirrje që qytetarët të kenë shumë kujdes ne kemi me bërë maksimumin që me qenë të gjitha rrugët e kalueshme, çdo një orë kemi një raport që vjen prej Drejtorisë të Shërbimeve Publike për ta parë se si është gjendja”, tha ai.
Musliu tregoi se të gjitha rrugët urbane janë të kalueshme, por sfida më e madhe është në zonën rurale.
Nga erërat, shirat dhe reshjet e borës, në disa zona kishte pasur edhe rrëzime të drunjëve, por sipas drejtorit çdo gjë është nën kontroll.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme në disa vende rurale kemi sfida por jemi duke bërë maksimumin për ti tejkaluar, gjithçka është nën kontroll. Pjesa më e rrezikuar është “Kodra e Trimave” jemi duke punuar më tepër sepse i kemi disa rrugë dytësore që nuk janë të lehta, kemi pasur thirrje të shumta dhe kemi reaguar me kohë, numri më i madh i flotave është atje. Kemi pasur thirrje edhe nga lagjja “Arbëria”, në disa raste të në disa vende kemi pasur edhe rrëzime të drunjëve, pemëve, mirëpo të gjitha këto janë të tej kalueshme. Duke filluar nga ora shtatë çdo një or kemi pasur raport që situata është në kontroll”, përfundoi ai.
Edhe për qytetarët bora ishte e pa pritur. Ata thonë se kjo nuk ishte koha ideale për botë, marrë parasysh që tashmë kemi hyrë në stinën e Pranverës./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...