Borë e shi në Kizhevac të Serbisë, vazhdojnë gërmimet për të pagjetur

10:08 | 20 Prill 2017
M. A.

Edhe pse moti me borë e shi, gërmimet për të pagjeturit në varrezat e dyshuara masive në Kizhavec të Serbisë janë duke vazhduar.

Këtë e bën të ditur për portalin “Arbresh.info”, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj.

“Gërmimet po vazhdojnë. Pak e ka vështirësuar dhe e ka ngadalësuar tempon e punimeve moti dhe të reshurat por megjithatë po punohet”, tha Gjetaj.

Sot është dita e tretë e gërmimeve, ku sipas Gjetaj janë duke ju afruar pikës ku dyshohet të ketë mbetje mortore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme