Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në mbledhjen e mbajtur sonte ka shkarkuar drejtorinë deritanishme të Radio Kosovës, Ernest Lumën.
Sipas një komunikate të lëshuar nga ky bord thuhet shkarkimi i Lumës ka ardhur pas propozimit të Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK.
“Çdo i punësuar në RTK duhet ta ketë të qartë natyrën e funksionimit të transmetuesit publik, duke u kujdesur që të mos mbajë qëndrime politike, pasi kjo mund të dëmtojë imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik.”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së.
Sipas komunikatës së Bordit të RTK-së, propozim vendimi për shkarkimin e z. Luma nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës bazohet në nenin 33 paragrafi 1.2, nenin 31 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 dhe nëparagrafi 2.3, si dhe nenin18, paragrafi 8 të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës (G.Z. nr. 7, 27 prill 2012), nenin 8 paragrafi 2, nenin 19 paragrafi 9, nenin 20 paragrafi 12 dhe 14, nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 0001/22 të datës 16.01.2022), nenin 7 paragrafi 1.1, 1.4 të Rregullores për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së (nr.0736/18 të datës 05.06.2018).
Bëhet e ditur se në këtë takim Bordi i RTK-së, gjithashtu ka miratuar propozimin e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për shpalljen e konkurseve për rekrutimin e stafit esencial në RTK 1 dhe RTK 2.
“Në RTK 2 – kanali në gjuhën serbe, janë miratuar 30 pozita për staf esencial për funksionimit e këtij kanali., ndërsa në RTK 1 janë miratuar nëntë (9) pozita, gjashtë (6) prej tyre për staf esencial për komunitetet ashkali, egjiptian dhe goran. Ky vendim vije në vazhdën e vendimeve dhe kërkesave të
Bordit të RTK-së për vënien e ligjshmërisë në RTK, veçanërisht sa i përket rekrutimit të stafit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë