Bordi i RTK-së dje mbajti mbledhjen e fundit duke qenë të kryesuar nga kryetari Besnik Boletini dhe nënkryetarja Arta Berisha.
Nënryetarja Berisha gjatë takimit të sotëm ka dorëzuar dorëheqjen e saj nga roli i nënkryetares, para mbarimit të mandatit të saj, duke i hapur rrugë emërimit të një zëvendëskryetari të ri, përcjell Arbresh.info
Kjo me qëllim që Bordi si organi më i lartë drejtues i radio televizionit publik të jetë funksional në kryerjen e detyrimeve karshi institucionit.
Në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Ligjin e RTK-së, procesi zgjedhor për zëvendëskryetarin e ri u zhvillua nën udhëheqjen e kryetarit aktual. Kështu, Bordi i RTK-së tanimë do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e nënkryetares së re, Albulena Mehmeti, e cila është zgjedhur me shumicë votash nga anëtarët e tjerë të Bordit.
“Mehmeti sjell një përvojë të pasur dhe përkushtim në rolin e saj, duke treguar njohuri të misionit dhe vlerave të transmetuesit publik. E provuar në fushën e menaxhimit dhe financave, ajo është një zgjedhje e duhur për të vazhduar kontributin në suksesin e vazhdueshëm të RTK-së”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, bordi diskutoi gjerësisht edhe çështje të tjera të rëndësishme, me një fokus të veçantë në hartimin e planit të auditimit për vitin 2024 dhe formulimin e strategjisë së auditimit për tre vitet e ardhshme, bazuar në propozimet e Njësisë së Brendshme të Auditimit dhe Komitetit të Auditimit të Brendshëm.
Diskutimet nënvizuan përkushtimin e bordit për të siguruar transparencën, përgjegjshmërinë dhe menaxhiminefektiv në të gjitha operacionet .
“RTK mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbajtjen e standardeve më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe shkëlqimit si media publike në Kosovë. Kuvendi i Kovovës me 6 dhjetor të vitit 2021 zgjodhi tetë anëtarë, ndërkaq pas hudhjes së shortit mandati dyvjeçar u është caktuar Besnik Boletinit, Arta Berishës dhe Shukrie Ramës, të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre dje”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...