Bordi i përkohshëm i “Trepçës”, i emëruar nga qeveria Kurti, në mbledhjen që ka mbajtur ditën e djeshme ka vendosur që ta dërgojë në shkallë të dytë vendimin e Inspektoratit të Punës që ishte pro kthimit në vendin e punës të ish-kryeshefit të “Trepçës” Basri Ibrahimi.
Lidhur me këtë, ish-kryeshefi ekzekutiv i kombinatit “Trepça”, Basri Ibrahimi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se është vendosur që çështja e tij të shkojë në shkallë të dytë, dhe sipas tij, vendim është i kundërligjshëm pasi Bordi i Përkohshëm nuk ka pasur kuorumin e mjaftueshëm.
“Me sa kam marrë informata ata kanë vendosur që këtë çështje ta dërgojnë në shkallë të dytë, por ju themi se ky vendim është i kundërligjshëm pasi ai bord fillimisht nuk ka pasur kuorum dhe përbëhet nga katër persona. Unë do ta pres vendimin e shkallës së dytë, megjithatë nuk ka asnjë bazë ligjore pasi është konstatuar se nuk ka kuorum”, ka thënë Ibrahimi.
Kurse, kryesuesi i Bordit të përkohshëm të “Trepçës”, Hysen Sylejmani, ka thënë se bordi ka plotësisht të drejtë që të marrë vendim edhe me katër anëtarë. “Ne kemi vendosur që çështjen e inspektoratit ta dërgojmë në shkallë të dytë, pasi kemi konstatuar se ne duhet të veprojmë konfrom ligjit. Ne kemi drejtë të marrim vendime dhe kemi kuorum, pra edhe me katër anëtar. Duhet ta kuptojnë se ne jemi bord i përkohshëm, pra mjaftojnë katër anëtarë, e jo nëntë anëtarë siç pretendojnë”, ka thënë Hyseni.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...