Pas djegies së billbordit me mbishkrim “Liria ka emër” në Kishnicë të Gracanicës, Bordi i këtij billbordi ka thirru një konferencë të jashtëzakonshme.
Anëtarë të këtij bordi, thonë se ky billbord është djegur qëllimisht nga ata persona, të cilëve u pengon liria dhe pavarësia e Kosovës, raporton arbresh.info.
Ata, madje kanë paralajmëruan vendosjen e një billbordi të ri prapë në fshatin Kishnicë.
Ismail Dasholli nga bordi i “Liria ka emër” thotë se djegia e këtij billbordi është akt i Beogradit.
“Mëngjesi i sotëm ka zbardhur me një ngjarje që ka lënduar shumë ata që luftuan për liri. Është djegur qëllimisht billbordi. Liria nuk duhet t’i pengojë askujt. Ky akt vjen nga Beogradi zyrtar, të cilit i ka penguar lufta për liri, e sot i pengon edhe vetë shteti i Kosovës”, tha Dasholli.
Ai, tha se rreth idesë së lirisë duhet të jeni të bashkua të gjithë si shqiptar por edhe komunitetet tjera.
“Serbisë i pengon liria jonë, i pengon pavarësia dhe shteti i Kosovës. Kryetari i Garancisë është vetëm një autoparlant”, është shprehur ai.
Në anën tjetër Eliza Hoxha, e cila është pjesë e kësaj iniciative, tha se askujt nuk duhet t’i pengoj liria askujt sepse është parim universal.
“Po flasim për lirinë, liria është parim universal. Nuk cenohet integriteti i askujt me fjalën liri. Ne nuk kemi vendos bilborda ne shumë qytete të Kosovës, sepse nuk kemi pas mundësi por qytetarët janë mobilizuar vet. Është e qartë se kujt i pengon liria dhe shteti i Kosovës” tha ajo./arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Liria ka emër UÇK” nuk mund të hiqet nga Komuna e Graçanicës, flasin banorët
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...