Bordi i FMN-së miraton financimin për Kosovën në vlerë 52 milionë euro

21:25 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar financimin e Kosovës në vlerë prej 52 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave dhe transfereve Besnik Bislimi, transmeton portali arbresh.info.

Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19.

Ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv, thuhet në njoftim.

Në ditët dhe javët në vijim, priten edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit të MFTpër gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme