Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Me këtë rast, katër kandidatë sipas Bordit i kanë plotësuar kushtet për t’u përzgjedhur në krye të BQK-së.
Në listën që është dërguar nga Paneli, deputetët e partive opozitare patën kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit.
Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurbonja tha se nga konkursi i hapur për të parin e BQK-së janë përzgjedhur 4 kandidat dhe se procesi i përzgjedhjes është monitoruar dhe është bërë në bazë të projektit të ambasadës Britanike.
“Procesi është monitoruar nga Ambasada Britanike dhe kanë aplikuar 17 kandidatë, dhe 14 kandidatë janë ftuar për intervistim. Edhe nga projekti është cilësuar se të përzgjedhurit i plotësojnë kushtet. Renditja e kandidatëve është vendosur që të bëhet në bazë të pikave që kanë marr kandidatët. Kandidatët janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj”, tha ai.
Ai tha se ka pasur ankesa sa i përket një kandidati në këtë proces. Ku dy kandidat kanë pasur pika të njëjta dhe kandidati i 4 është përzgjedhur në listën e ngushtë për shkak të integritetit.
Deputetja Duda Balje, tha se në këtë përzgjedhje është shkelur ligji për barazi gjinore.
“Ne kemi marr komplet listën me 5 kandidatë, nuk keni kufizim që me qenë 4 apo 5. Në baze të ligjit për barazi gjinore jeni i detyruar. Unë mendoj se keni shkelur ligjin për barazi gjinore. Unë këtë raport nuk e përkrahi. Ne deputetët duhet të vendosim se kush është më i mirë, ju e keni shkelur ligjin,” tha ajo.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku po ashtu kritikoi përzgjedhjen e kandidatëve të kësaj liste.
Sipas tij problem në këtë proces është edhe mospërfshirja e ligjit për barazi gjinore.
“Ne na ka ardhur në email edhe ankesa e kandidatit. Për procedurën që ju e keni përzgjedhë dhe metodologjinë dhe unë jam kritik në këtë aspekt. Përveç Ligjit të BQK-së duhet të ndjekën edhe ligje të tjera. E shohim që kemi vlerësime të ndryshme, që ju thirreni në barazi gjinore kjo nuk pi ujë hiq, ju duhet t’i kishit sjell 3 apo 4 kandidate. Në këtë drejtim duhet t’i ofrohet Kuvendit që 2 burra duhet t’i hynë në garë dhe 2 gra duhet që të hyjnë në garë. Nëse nuk kthehet në rivlerësim kjo listë, vota ime do të jetë kundër dhe do ta pamundësoj votimin”, tha ai.
Bashkim Nurboja tha se sipas Ligji thuhet se personat që zgjidhen duhet që të jenë me integritet.
Deputetja Balje duke ju kundërpërgjigjur tha se Bordi e ka shkelur Kushtetutën.
“Kushtetuta është me e lartë se ligji, ju mund të filozofoni”, reagoi ajo.
Anëtarja e Panelit për Përzgjedhjen e Guvernatorit, Nora Latifi-Jashari tha marrë parasysh se në pozitat udhëheqëse ka pak femra, është mirë t’i japin rendësi.
“Ligji nuk e përcakton sa anëtarë është dashur të vinë në Kuvend. Paneli ka votuar për katër emra. Andaj te ne në përfaqësimi i grave në pozita udhëheqësve është shumë i ulët andaj për neve është me rendësi edhe kjo”, tha Jashari.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ky konkurs nuk është proceduar sipas ligjeve.
“Unë besoj që ky konkurs nuk është zhvilluar sipas ligjeve. Mandej është edhe ky kandidati i 5-të, dhe ligji për barazi gjinore është shkelur. Unë besoj që nuk duhet që të vazhdohet më tutje. Ky konkurs nuk është proceduar sipas ligjit”, tha ai./eo
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...