Google ADS

Boluk-Goren: Si deputete me prejardhje nga Kosova, e mbështes me gjithë zemër anëtarësimin në KiE

19:41 | 16 Prill 2024
E.H

Përfaqësuesja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Seda Boluk-Goren ka thënë se si deputete me prejardhje nga Kosova, e mbështet me gjithë zemër anëtarësimin e saj në KiE.

Në fjalën e saj të rastit, Boluk-Goren ka thënë se Turqia gjithmonë e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Dua të ofroj mbështetjen ndër të parët që ka njohur Pavarësinë Kosovës dhe nuk ka kthim mbrapa. Do të vazhdojmë mbështetjen që Kosova të njihet nga vendet e tjera që të marr vendin e merituar. Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në Kosovë është me rëndësi kruciale për paqen në Ballkan dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Turqia e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe në Këshillin e Evropës. Në besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengës për anëtarësimin e Kosovës në KiE por anëtarësimi do të kontribuoj në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Kosova ka ecur shumë që prej krijimit të saj dhe do të ec edhe më tutje”, ka thënë ajo.

“Me këtë besim si parlamentare me prejardhje nga Kosova e mbështes plotësisht me gjithë zemër raportin e Kosovës për Këshillin e Evropës”, shtoi deputetja turke./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme