Boksi i Kosovës duhet rregulluar shumë sepse nuk kemi financat e duhura, gjë që na ka shkaktuar shumë probleme.
Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Federatës së boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci. Sipas tij gjenerata është mjaftë e talentuar, por kushtet nuk janë të nivelit të duhur.
Bogujevci në një intervistë për portalin arbresh.info, deklaroi se gjenerata është mjaftë e talentuar dhe kanë arritur rezultate shumë të mira.
“Kjo gjeneratë e ka treguar vetën se është shumë e talentuar dhe deri me tani kemi rezultate të mira. Mendoj se edhe gjenerata tjetër është e re, premton por për me arrit rezultate sportisti duhet me i arrit edhe kushtet për stërvitje dhe përjetesë, duhet me u përgatit pa shqetësime”
Ndërsa i pyetur për krahasimin boksierëve të tanishëm dhe të gjeneratës së artë, Bogujevci u shpreh se ka dallime shumë të mëdha sepse Federata nuk ka financa për të dërguar boksierët në përgatitje, problemi i cili nuk ka ndodhur më herët.
“Ka dallime të mëdha sepse ne kemi qenë ose të punësuar ose studentë dhe secili ka pasur rrogë mujore në klubin e boksit plus shpërblime për çdo fitore. Kemi garuar si ekip, ndërsa tash nuk ka askund në botë ekipore. Kemi pas 260 ditë përgatitje ndërsa sot askush nuk ka mundësi me dërgu boksierin në përgatitje”
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së boksit të Kosovës gjithashtu tregoi se të gjithë trajnerët që punojnë në të mirë të boksit janë vetëm vullnetarë dhe asnjëri nga ta nuk paguhet.
“Fatkeqësisht të gjithë jemi amatorë, të gjithë punojmë pa rrogë. As edhe përzgjedhësi i Kombëtares as i meshkujve dhe as i femrave nuk paguhet. Përveç që nuk marrim rrogë nuk merr asnjë mëditje edhe bordi i Federatës nuk merr mëditje dhe shpenzimet e rrugës i paguajnë vet. Kemi shumë probleme se duhet rregulluar ajo punë, besoj që këtë vit do të rregullohemi edhe atë punën ti paguajmë trajnerët qysh e meritojnë edhe sportistët kur të shkojnë me përfaqësojnë shtetin të këtë disa para në xhep”
Ndërkohë për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Bogujevci deklaroi se konkurrenca është e tmerrshme dhe kualifikimi është tepër i vështirë derisa problemi më i madh mbeten financat.
“Është problem i madh kualifikimi, është konkurrencë e tmerrshme për arsye se të gjithë Evropa duan të kualifikohen. Ne si Federatë është dashur që nga 3 janari të fillojmë përgatitjet, por nuk kemi financa sepse nuk kemi qeveri dhe nuk po funksionojnë asgjë. Me huazim po arrijmë që të dërgojmë ekipin në Bullgari, por nuk mundemi gjithë me borxhe. Jemi në bisedime me disa kompani besojë se do të rregullohet këto punë dhe boksierët tanë do jenë përgatitur për turne kualifikues”
Krejt në fund sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit së Kosovës, Mehmet Bogujevci duhet të bëhen ndryshime të mëdha sepse financat duhen që boksierët të përgatiten për turnetë kualifikuese të cilat të dërgojnë në Lojërat Olimpike./E.Bytyqi
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...