Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinëkëtë të shtunë, npas votimit të shkarkimin të tij nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.
Deputetët që mbështesin Berishën dhe morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ai nuk janë të pranishëm.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë këtë të shtunë, pas votimit të shkarkimin të tij nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.
Ata kanë bojkotuar mbledhjen tani pasi nuk e njohin Bashën për kryetar.
Basha: Të pranishëm 25, kemi kuorum. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos. Presim zotin Gjana se po vjen nga kryesia, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar.
Në kryesi u propozua shkarkimi i 11 kryetarëve e degëve që nuk firmosën për Kuvendin e Bashës.
Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Propozimi për rendin e sotëm të ditës:
Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit kombëtar pët çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat properëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtarëve të saj për shkeljen e statutit.
Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
Qëndrim politik nga kryesia.
Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë, për shembull shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të zbatojnë vendimin e kryesisë për thirrjen e kuvendit kombëtar në 18.
Kuvendi shkarkoi me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj.
Por, jo vetëm. Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i mbledhur nga njëra palë ka shkarkuar gjithë kupolën drejtuese të partisë dhe ka zhveshur nga funksionet edhe Kryesinë e saj me argumentin se nuk janë zgjedhur në konform statutit.
Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës do të kalojë për votim në bazë në datën 18 dhjetor, ditën kur Basha mban Kuvendin Kombëtar.
Me ndryshimet në statut, servirur vetëm të shtunën delegatëve, Kuvendi ka shfuqizuar edhe vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën./TCH/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...