Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.
Në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, Abazi, ka thënë që për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë shumë lehtë të grumbullohen nënshkrimet.
“Dua të falënderoj të paktën 50 nënshtetsas të Kosovës, që e kanë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë të cilët kanë dërguar nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturave tona këtu në Shqipëri. E di që janë shumë që po na përkrahin, jo vetëm me nënshkrimet por edhe duke u përfshirë këtu në fushatë në Shqipëri”.
“Edhe qytetarët e Kosovës po përfshihen në këto zgjedhje në Shqipëri në mbështetje të projektit të LVV-së që po materializohet përmes kandidimit të tre kandidatëve Iliaz Shehut në Lezhë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe unë në Tiranë. Megjithatë, pavarësisht situatës shëndetësore këtu në Tiranë, arritëm që 10 ditë para përfundimit të afatit, falë punës të aktivistëve dhe miqve tanë, falë fitores historike të VV-së në Kosovë, procesi u realizua 10 ditë para afatit në qarkun e Tiranës”.
Abazi theksoi që synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri janë të njëjtat si në Kosovë.
“Nga njëra anë, çështja e nacionalizmit progresist shqiptar, të cilin kërkojmë të shtyjmë përpara me hapa drejt bashkimit kombëtar, drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë drejt mundësisë që shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri të kenë të drejtën të votojnë në mënyrë demokratike, për të përcaktuar fatin e tyre dhe të vendosin nëse duan ose jo të jetojnë në të njëjtin shtet”,
“Nga ana tjetër, synimi ynë është një tjetër model zhvillimor edhe për Shqipërinë ashtu edhe siç kemi propozuar edhe në Kosovë, ne mendojmë që duhet një luftë e ashpër ndaj pabarazive të theksuara që janë krijuar si ekonomike, sociale por edhe gjeografike në Shqipëri në mënyrë që t’i japim një mundësi edhe zhvillimit të ekonomisë”.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg