Grupi kundër Kurtit po i frikësohet mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Kështu thotë, Boiken Abazi, aktivist i kësaj partie nga Tirana.
Dega e Vetëvendosjes në Tiranë ka reaguar pas përçarjeve në Vetëvendosje të cilat publiku i mësoi pas publikimit të një mesazhi ku Aida Dërguti e quajti ‘mut’ Albin Kurtin.
Sipas Boiken Abazit,anëtarë të VV po frikësohen nga Mbledhja e Përgjithshme e kësaj partie.
Postimi i plotë :
Shpifjet e sotme nëpër portalet e regjimit nuk mund ta heshtin e as ta ndalin kërkesën e drejtë që kanë shprehur sot shumica e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës. Mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut këto mbledhje duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj. Kjo mbledhje nuk mund të shtyhet më tej!
Përçarjet brenda VV’së u mësuan me publikimin e një mesazhi në grupin e viber ku komunikonin zyrtarë të kësaj partie. Me ‘mut’ i drejtohej Dërguti ish-udhëheqësit Kurti, duke ngjallë debat te aktivistët e kësaj partie.
Pas kësaj u mblodh Kryesia e kësaj partie, derisa Dërguti ofroi dorëheqjen nga pozita e saj si kryetare e VV’së në Vushtrri dhe kryesia e VV’së.
U raportua se Dërguti dhe përkrahësit e tjerë të Dardan Molliqajt brenda kësaj partie, ishin kundër kandidimit të Kurtit për kryeministër në zgjedhjet e qershorit, dhe po kundër kandidimit të tij për kryetar të VV’së.
Visar Ymerit në muajin janar i përfundon mandati si kryetar i VV’së.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...