Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurti, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Serbia për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara.
“Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”, ka shkruar Bogujevci.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”.
Sipas saj, deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës.
“Shpresojmë që ky hap i rëndësishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”, u shpreh Bogujevci./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?