Bogujevci mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryeparlamentaren Elisa Spiropali

12:26 | 11 Shtator 2024
K.B

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, në vizitën e saj të parë në Kosovë, në këtë cilësi.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, nënkryetarja Bogujevci uroi kryetaren Spiropali për detyrën e re në krye të legjislativit shqiptar dhe mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy Kuvendeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme