Google ADS

Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend?

16:52 | 5 Dhjetor 2024
R J

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së sotme, pasi kryetari Glauk Konjufca, tha se deputetët e Listës Serbe po provokojnë në sallë.

Konjufca përzë nga Kuvendi Listën Serbe: Turp të keni, shkoni dhe i rrini gatitun shefit tuaj kriminel Radoiçiqit

Bogujevci pyeti se çka lypën Lista Serbe në Kuvend dhe se “a thua kush ju ka kërku me i zëvendësu?”.

“Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të tyre në Kuvend? Veq diçka po ju tregoj, kurrë atë film s’keni me e pa”, shkroi Bogujevci.

Ndër të tjera, Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës Serbe se “një herë në gjashtë muaj vini në kuvend vetm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet dhe shkoni i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme