Nënkryetarja e Kuvendit,Saranda Bogujevci ka falënderuar liderët shtetëror dhe opozitën për kontributin e dhënë në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Nga foltorja e Kuvendit, Bogujevci ka thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë, raporton Arbresh.info.
“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, ka thënë Bogujevci.
Sipas saj, momente si këto na bëjnë të reflektojmë ne si popull.
“Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të punës së delegacionit të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe me përkushtim me qëllime të përbashkëta. Ky sukses i Kosovës tregon më së miri se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi qenë ekip dhe ashtu njihemi në asamble. Ky votim është një fitore e madhe për Kosovën. Ka mbete pjesa finale unë jam shumë optimiste në vendim që do të merret unë kam besim te plote por duhet shumë punë”, ka thënë Bogujevcit./Arbresh.info
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...