Një veturë e vjedhur në Gjermani është gjetur sot nga Policia e Kosovës në veri të vendit.
Vetura është e tipit BMW 320 me targa gjermane e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë.
Automjeti është gjetur i parkuar në një lokacion në Mitrovicën e veriut dhe është konfiskuar nga Policia e Kosovës.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMW 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë”, thuhet në njoftim.
“Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri”, thuhet tutje në njoftim.
Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...