Blogeri brazilian që numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, dhe dhjetëra mijëra në rrjetet tjera sociale mahnitet nga shërbimi në restorantin “Arbëresh”.
Braziliani me famë botërore, Anderson Dias ditë më parë ka vizituar Kosovën.
Në mesin e disa vendeve që ai kishte përzgjedhur t’i vizitoi gjatë qëndrimit në Kosovë, ishte edhe restoranti luksoz në Prishtinë, “Arbëresh”.
Ai tregoi arsyet të cilat e kishin tërhequr të viziton restorantin Arbëresh, i cili njihet për ushqimin e veçantë, sidomos atë të detit.
Anderson ka pesë ditë që gjendet në Kosovë dhe se është hera e dytë që po e viziton Kosovën.
A: Kosova është vendi më miqësor në të gjithë botën, unë kam qenë në 196 vende dhe është hera e dytë që jam në Kosovë. Mund t’ju them se njerëzit e Kosovës janë vërtet shumë të mirë, më të mirët.
Deri tani ka vizituar vetëm Prishtinën dhe Mitrovicën, por planifikon të vizitojë edhe Prizrenin.
A: Ne kemi qenë rreth Prishtinës, kemi qenë në Mitrovicë dhe nesër do të shkojmë në Prizren.
Anderson tregon për eksperiencat e tij në këto dy qytete dhe dallimet që ka vërejtur ai mes Prishtinës si kryeqytet dhe Mitrovicës.
A: Njerëzit e Prishtinës janë më të nxituar, ata duhet të bëjnë më shumë punë, të fitojnë para, njerëzit e Mitrovicës bëjnë jetë më të qetë, janë më të relaksuar, konsumojnë cigare, pra në thelb jetojnë me më shumë qetësi.
Kurse ushqim të preferuar e ka flinë.
A: Unë mendoj se ushqimi kosovar është vërtet shumë i mirë, e dua, gjëja ime e preferuar është ajo që blini në furrë, fli, flia është shumë e shijshme.
E të darkonte zgjedhi restorantin ‘Arbëresh’, i cili i ishte rekomanduar nga një mike e tij, duke potencuar faktin se ushqimi me të vërtetë është i mahnitshëm.
A: Shoqja ime Arbenita më ka thënë se restoranti Arbëresh është më i miri në qytet dhe ushqimi këtu është vërtet i këndshëm.
Ajo çka e impresionoi blogerin që në minutat e parë ishte vetë organizimi i restorantit, stafi profesionistë dhe shërbimi fantastik.
A: Restoranti është vërtet restorant i organizuar, stafi janë shumë profesionistë dhe nëse vërtet dëshironi një shërbim të mirë, ushqim të mirë atëherë duhet të vini këtu.
Arbresh: Ndonjë gjë tjetër që do t’ua rekomandonit miqve tuaj për këtë restornat, për Kosovën, si diçka që ju ka mbetur vërtet në mendje. Për shembull, kur të ktheheni në Brazil dhe doni t’i tregoni miqve tuaj për përvojën tuaj këtu, cilat do të ishin gjërat kryesore që do t’u thonit atyre?
A:Ndaloni njerëzit në rrugë dhe filloni të flisni me ta, mendoj se është gjëja më e rëndësishme, të vish në Kosovë thjesht të ecësh në rrugë, të ndalosh njerëzit, të pyesësh emrat e tyre, cila është ëndrra e tyre më e madhe dhe atëherë do të shihni si fillon magjia, sepse ne bëjmë shumë sfida, njëra prej tyre ishte të ndalonim një makinë dhe t’i pyesnim të na shëtiste dhe menjëherë makina e dyte u ndal dhe shumë thjesht tha eja këtu ti je mysafiri im. Pastaj ai na na ka shëtitur nëpër qytet. Pra flisni me njerëzit, njerëzit këtu janë të mrekullueshëm.
E krejt në fund Anderson nuk harroi të përmend rakinë, sipas tij kjo është diçka që gjithsesi do t’ua rekomandonte shokëve të tij që mund të vijnë në Kosovë dhe të vizitojnë restorantin Arbëresh.
A: Unë mendoj se ju duhet të vini në këtë restorant dhe të provoni rakinë. Rakia është vërtet e mirë dhe ata kanë lloje të ndryshme rakie, kështu që mund të vini këtu dhe të provoni rakinë.
Arbresh: Faleminderit shumë.
A: Faleminderit shumë.
/Arditë Shkodra/arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...