Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) aktualisht është duke punuar me kapacitete të plota në prodhimin e energjisë elektrike.
Të gjitha njësitë e termocentraleve të KEK-ut janë në punë dhe po prodhohet sipas planit të deklaruar.
Njësia B2, e cila sot për pak orë ishte jashtë prodhimit, si pasoj e disa defekteve të vogla teknike, është kthyer në punë në afat rekord, pra para orës 14:00 në sa edhe kanë qenë të njoftuar operatorët tjerë në treg dhe qytetarët, thuhet në njoftim.
“Ndryshe gjatë ditës, pavarësisht reduktimeve të shumta dhe shqetësimeve të qytetarëve, KEK-u ka prodhuar 540 megavat për orë energji elektrike e po ashtu edhe rreth 90 megavat kanë qenë në dispozicion të siguruara nga prodhimi i Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH)”, thuhet në njoftim.
KEK-u sqaron se është vetëm eksploatimi i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë.
Në këtë rast KEK me kohëdeklaron kapacitetet të cilat i ka në dispozicion për KESCO-n, në përputhje të plotë me Rregullat e Tregut dhe kontratën në fuqi, ndërsa furnizimi konsumatorëve me energji elektrike është obligim i KEDS/KESCO si bartës i licencës se furnizuesit.
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale