Bllokohet Prishtina, vetëm tri linja autobusësh në dispozicion për qytetarët

07:29 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Qytetarët që kanë ardhur në Prishtinë nga qytetet tjera, por edhe nga kryeqyteti nga sot do të detyrohen që veturat t’i lënë jashtë qytetit.

E kjo për shkak të një vendimi të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit për ta ulur ndotjen e ambientit, që ka marr përmasa shqetësuese ditëve të fundit.

Drejtori i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka thënë për Arbresh.info se i kanë ofruar vetëm tri linja për qytetarët që vijnë në Prishtinë, e që do të jenë pa pagesë.

Mustafa ka thënë se për bartjen e krejt qytetarëve janë në dispozicion vetëm 30 autobusë, që janë me standarde dhe e nuk e ndotin ambientin.

“Unë paraparakusht po ju them se marrëveshja që është bërë, atë që kemi edhe e afrojmë. 30 autobus në dispozicion për linjat 3 dhe 4, do të thotë ne kemi vullnet dhe dëshir me participu për këtë gjendje që është në qytet. Do të thotë kapaciteti i Trafikut Urban është maksimal, ky çka mundet të ofrojë, diçka të jashtëzakonshme nuk kemi mundësi. E kemi bërë edhe fuzionimin e linjave, që autobusët do të qarkullojnë 5 deri 7 minuta dhe qytetarët do ta kenë gratis nga ora 6 deri 22 në mbrëmje”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, autobusët urban të linjave private do të gjinden vetë, dhe këta operatorë nuk do të mund të futen në qytet.

“Jo krejt qytetet, linjat ekzistuese, njëshi, treshi dhe katërshi, i kemi dispozicion, çka do të thotë, që ne gratis punojmë nga ora 6 deri 22. Dua të jemi, meqenëse kemi autobusë të ri, jemi të interesuar t;i afrojmë për shkak të ndotjes së ambientit. Linjat janë njëshi, treshi dhe katërshi, vetëm me autobus urban. Autobusët tjerë privat punojnë ashtu siç kanë punuar, nuk është cështje e Trafikut Urban, por e gjinshmirësë së tyre. Trafiku Urban nuk ka nënkotrantor, ne ofrojmë atë që e kemi në dispozion tri linjat që i thash më herët. Ne i kemi linjat e rregullta, jashtë linjave nuk kemi kompetenca”, është shprehur ai.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në një konferencë për media ka bërë të ditur se ndalohet shitja e thëngjillit në Prishtinë dhe ndalohen veturat.

‘Komuna e Prishtinës nxjerr këtë vendim të ndalohet shtija e thëngjillit në teritorin e Prishtinës dhe nën dy ndalohet vozitja e të gjitha automjeteve brenda Prishtinës duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes’, u shpreh ai.

Po ashtu ai ka bërë më dije se këto automjete do të lejohen për qarkullim në brendësi të Prishtinës.

‘Automjetet e transportit publik si Policia e Kosovës, KFOR-i, FSK, EULEX, misionet diplomatike, Drejtoria e Inspektoratit, taksit e licenzuar, automjetet për bartjen e personave me nevoja të veçanta të cilët bartin shenjen indetifikuese jnaë të lejuar që të futen brenda qytetit’ , tha Selimi.

Sipas tij këto janë zonat e ndaluara për vetura. ‘Zonat e ndaluara përfshinë këto rrugë: Bulevardi ‘Bill Cliton’ nga udhëkryqi i rrugëve ’ Idriz Gjilani’ dhe ‘Bekim Fehmiu’ gjegjësisht tek shtatorja ‘Bill Cliton’, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ nga rrethi i Flamurit, rruga ‘Agim Ramadani’ nga udhëkryqi i konvikteve, rruga ‘ Edmond Hoxha’ tek salla ‘1Tetori’, rruga ‘Ilir Konoshevci’ nga hyrja në drejtim të Podujevës dhe hyrja nga rrethi i rrotullimit i lagjes ‘Arbëria’, në rrugën e UÇK-së dhe rruga ‘Fehmi Agani’, tha ai. Ndërsa furnizimi me mallëra do të bëhet nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në ora 06:00 të mëngjesit. ‘Furnizimi i bizneseve me mallëra do të kryhet në një interval të cakëltuar kohor nga ora22:00 të mbërmjes deri në ora 06:00 të mëngjesit’, tha ai.

Në Prishtinë gjatë ditës qarukollojnë rreth 120 mijë vetura./B.Agushi/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme