Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj ka informuar se për shkak të rrebeshit të shiut që përfshiu një pjesë të Kosovës ka bërë që magjistralja Prishtinë-Ferizaj në Bibaj t Ferizajt të bllokohet për shkak të vërshimeve.
Ai nëprmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kompania për mirëmbajtje është ne vend të ngjarjes për të pastruar atë zonë.
Statusi i plotë:
Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit.
Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së “drenazhes” (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit.
Kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po intervenohet për të mundësuar pastrimin e zonës së përmbytur.
Ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, ndryshe inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të parë nga afër kyqjet në këtë pjesë.
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...