Bllokohet Fondi për Veriun, s’lejohet shpërndarja e tij pa respektuar ligjet

20:09 | 24 Nëntor 2017
M. A.

Ministria e Financave nuk po pranon t’i aprovojë kërkesat e katër komunave të veriut për të marrë mbështetje financiare në realizimin e projekteve të tyre nga paratë e mbledhura nga Fondi Zhvillimor.

Drejtues të kësaj ministrie i kanë thënë KTV-së se projektet do të mbesin të bllokuara derisa komunat do t’i respektojnë të gjitha ligjet që janë në fuqi.

Hamza ka bërë të ditur se deri më tani fondi ka arritur në mbi 13 milionë euro dhe se qeveria është e gatshme të respektojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Një numër shkeljesh në mënyrën e përdorimit të mjeteve të këtij fondi ka gjetur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit Sipas raportit, deri në shtatorin e vitit të kaluar vetëm 2 nga 21 projekte ishin realizuar dhe u arrit qëllimi i synuar me këtë fond.

Katër komunat përfituese kanë kryer aktivitetet e tyre pjesërisht nё pajtim me legjislacionin nё fuqi dhe pjesërisht kanë respektuar dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Sipas auditorit, Zyra e Bashkimit Evropian, Ministri i Financave dhe Kryetarët e Komunave përfituese janë pajtuar me të gjeturat dhe konkluzionet e auditimit.
Kohavisioni ka kërkuar një qëndrim nga zyrtarë të BE-së, por me gjithë premtimet ata nuk janë përgjigjur.

Fondi Zhvillimor është derivat e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme