Operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit kërkojnë që Bashkia të lejojë autobuzët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia.
Bashkia ka vendosur të mos i lejojë këta autobuzë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik. Por sipas operatorëve ky vendim po dëmton turizmin, pasi pushuesit ndërrojnë destinacion dhe po e braktisin bregdetin e Durrësit për shkak të kësaj anomalie, shkruan oranews.
Edhe vetë pushuesit kosovarë shprehen të pakënaqur me këtë vendim, ndërsa thonë se do ta braktisin bregdetin e Durrësit nësë vijon kjo situatë kaotike.
Pushues kosovar: “Bëjmë 5 orë rrugë nga Kosova për të ardhur me pushime ndërsa shteti i Shqipërisë na pengon që të shkojmë në plazh duke na kthyer mbrapsht.”
Ky vendim i Bashkisë është marrë që në hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës Pavarësia
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...