Duke bashkëpunuar me policinë greke, policia shqiptare ka bllokuar gjatë ditës së sotme 5 mjete lundruese.
Gjatë këtij aksioni, janë vënë në pranga edhe 41 persona.
Gomonet mësohet se vidheshin në Korfuz, Greqi dhe më pas shiteshin në Sarandë.
Policia kishte marrë informacione për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit ‘Pavllo’, shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin ‘Highfield’, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
F. Ll., 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A. D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarand?.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin ‘Evinrude’, pa dokumentacion.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):
K. P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K. D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone ‘Highfield’, motor ‘Mërkuri’ me 9HP.
– Varkë plastike ‘Evinrude’ 25 HP.
Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Vjedhje’.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...