Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit ka reaguar pas bllokimit të udhëtarëve kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai e ka quajtur presidentin serb, “Putini i vogël” duke thënë se nuk ky i fundit nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, në mesin e qyetetarëve të ndaluar është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Ndër të tjera, ai ka thënë se mbajtja peng e qytetarëve pa u siguruar ushqim e kujdes mjekësor është shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet.
“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, qyetetarët kosovarë kanë mbetur të bllokuar në kufi për më shumë se 16 orë./Arbresh.info/
Little Putin in Belgrade cannot handle Kosova’s success. After yesterday’s successful vote at PACE he has launched massive arrests at border crossings, detaining hundreds of Kosova citizens, including the deputy director of the Kosova Police, Dejan Janković (who is from the Serb…
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) April 17, 2024
Ndryshe, MPJD ka bërë apel tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.
Më tej, ministria bën të ditur se ka njoftuar QUINT-in dhe BE-në për situatën e krijuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike