Vendosja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pas bllokimit të rrugës nga serbët lokal në Jarinjë, po vlerësohet si e drejtë dhe e nevojshme nga ekspertë të sigurisë në vend.
Sipas tyre, deklarimet e banorëve serbë se prezenca e Policisë së Kosovës është provokim për ta, më shumë është një pretekst nga serbët.
Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, për arbresh.info ka thënë se vendosja e Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit në Jarinjë, është mëse e nevojshme dhe se banorët në atë vend duhet ta kuptojnë një herë e mirë se ajo pjesë është territor i Republikës së Kosovës.
“Sa i përket dërgimit të forcave policore të Kosovës në veri, unë e marr shumë normale dhe i përgëzojë institucionet e Republikës së Kosovës sepse ai është territor i RKS-së, dhe serbët janë mësua me këso politika që nga viti 1999 e deri më sot. Unë nuk shoh që ka nxit tensionim prania e Forcave Speciale të Kosovës në atë pjesë, për arsye se çdo banor që jeton në atë pikë të Kosovës duhet ta kuptoj Policia e Kosovës, ka qasje në çdo vend, në çdo pëllëmbë të Kosovës. Bllokadat me protestua ka të drejt çdo kush dhe askujt nuk i mohohet protesta për me arrit një qëllim të vetin, apo për me kërku një kërkesë të veten. Por bllokimi i rrugëve është e papranueshme edhe absolutisht nuk duhet lejuar askush që të jetë mbi shtetin, mbi ligjin dhe mbi institucionet e sigurisë në Kosovë”, tha Kastrati.
Pjesa se banorët janë të irrituar me pranin e njësisë speciale në atë pjesë, sipas Kastratit është pretekst.
“Për mendimin tim ky është një pretekst i tyre që dërgimi i forcave atje i ka irritu, reciprociteti është dashtë të ndodh nesërmen kur Serbia i ka qit tabelat provë me hy qytetarët e Republikës së Kosovës në Serbi, është e vonuar por prapë se prapë unë e arsyetojë çdo reciprocitet me Serbinë dhe duhet të vendoset pa humbur kohë fare, sepse ne i lirojmë qytetarët e Serbisë që të bëjnë qa të donë në Kosovë e kundërta nuk mund të ndodh”, deklaroi Kastrati.
E, Drizan Shala, njohës i çështjeve për siguri në Kosovë, për arbresh.info, tha se Policia e Kosovës është duke vepruar sipas planit operativ dhe se janë aty pikërisht për parandalimin e eskalimit të situatës.
“Policisë se Kosovës mund të themi që është duke vepruar sipas planit të tyre operative për të jetësuar në zbatim vendimin e qeveris se Kosovës e në anën tjetër për të garantuar shtrirje të autoritetit dhe sovranitetit nga Prishtina zyrtare për mbrojtjen e dy pikave kufitare nga ndonjë eskalim të koordinuar dhe motivuar nga strukturat kriminale politike serbe në atë pjese”, tha Shala.
Shala tutje tha se i njëjti angazhim është edhe në pikat tjera me Serbinë.
“Pra është vlerësuar nga akteret relevant që masa e zbatimit në atë pjese duhet asistence nga forcat speciale të PK-se , sepse edhe në pikat tjera po zbatohet ky vendim me Serbinë që janë por që janë të angazhuar vetëm policet e pikave kufitare”, deklaroi Shala.
Kastrati po ashtu tha se reciprociteti me Serbinë duhet të vendoset edhe në çështje të tjera.
“Reciprociteti jo vetëm me tabela por duhet të futën edhe për mallra edhe për diplomat, për të gjitha ato që Serbia i vendos kushte qytetarëve të Kosovës. Jemi dy shtete të pavarura, a na pranon apo jo Serbia, nuk qon shumë rendësi”, deklaroi Kastrati.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka nisur aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë kalimet kufitare të Kosovës dhe të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./S.D/arbresh.info/
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë