Marrëveshjet ndërkombëtare pothuajse janë bllokuar plotësisht dhe nuk po arrijnë ta marrin dritën jeshile me ratifikimin e tyre në Kuvendin e Kosovës, për të cilën gjë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, të cilat nuk i ka koalicioni qeverisës Vetëvendosje dhe Lista Guxo.
Krejt ky ngërç ka ardhur si pasojë e inateve dhe tekave politike që i kanë ndërmjet veti pozita dhe opozita në Kosovë.
Për këtë deputetja e koalicionit qeverisës LVV-Guxo, Jeta Statovci, shpreson se shumë shpejtë do ketë reflektim nga deputetët opozitar.
Statovci për Arbresh.info, thotë se afate për vetmin e tyre nuk ka, por sipas saj, duhet kuptuar natyra e projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin rural, sistemin e ngrohjes përmes energjisë solare, projekte për rehabilitimin e hekurudhës si dhe marrëveshja e fundit që ka të bëjë me tregun e përbashkët evropian, ku bizneset kosovare do të ishin mataruar dhe të bëhen konkurruese duke i përmbushur kushtet e kritereve në tregun e BE-së.
Mos votimin e këtyre Ligjeve, deputetja Statovci e sheh si shqetësim, por që kërkon nga Grupet Parlamentare të votohen.
“Shpresoj se Grupet Parlamentare opozitare do të reflektojnë edhe pikë, sepse të gjitha këto nuk lidhen me një mandat politik, pasiqë janë projekte shumë vitale të cilat lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve. Kjo lidhet edhe me organizata dhe Oda, të cilat kanë tashmë veç kanë marrëveshje të nënshkruar dhe presin që të ratifikohen edhe marrëveshjet që të marrin fonde nga Bashkimi Evropian”, shprehet Statovci.
Deputetja në pushtet, thotë që kjo formë e opozitës, duke mos votuar këto marrëveshje të rëndësishme, si shenjë e hakmarrjes ndaj koalicionit qeverisës, janë mjet politik me dëme në interesin qytetar. /Arbresh.info/
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian