Autoritetet serbe sot gjatë ditës kanë bllokuar dhjetëra autobusë me qindra udhëtarë nga Kosova, duke mos lejuar hyrjen në Serbi nga Kroacia.
Për këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka akuzuar homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq.
Me anë të një postimi në platformën X, Osmani tha se kjo është një hakmarrje nga fqinji ynë verior pas votimit të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro Kosovës.
“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit në APKE të Këshillit të Evropës, duke mbajtur peng shumë në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq”, tha Osmani.
Ndër të tjera, ajo kërkoi veprime të shpejta nga ana e partnerëve të Kosovës.
“Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, deklaroi e para e shtetit të Kosovës.
Rreth 300 qytetarë të Kosovës, që u mbajtën për rreth 13 orë, tashmë raportohet se janë liruar./Arbresh.info
Serbia is retaliating against 🇽🇰 citizens, one day after PACE’s CoE vote, by holding many hostage at border crossings, intimidating, confiscating docs & depriving them of food.
One man is responsible for this: Vucic. As I did all day, I urge our partners for swift action.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 17, 2024
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale