Bllokada politike po vjen nga interpretimet e Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

11:36 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shkaktari kryesor i bllokadës së krijuar në skenën politike kosovare pas zgjedhjeve të 11 qershorit janë papërgjegjësitë politike që për bazë kanë interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, vendimi i Kushtetueses i vitit 2014 që thotë se e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues të zgjedhjeve do të ndikoj që këto situata të përsëriten pothuajse pas çdo zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.

“Si pasojë e kësaj neve na përsëritet gjithmonë e njëjta gjendje. E di që nuk është normale që një deputet të paraqes dilema për kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo shoqëria kosovare ka nevojë të ketë një gjykatë kushtetuese të depolitizuar dhe profesioniste”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme