Partitë politike po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar Shtetin e Kosovës, duke mos krijuar institucionet e reja, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Në zgjedhjet e vitit 2013, të njëjtat parti, në pozicione të tjera, patën bllokuar Kosovën për gjashtë muaj.
Ramush Haradinaj i pati prirë bllokadës gjashtëmujore pas zgjedhjeve të vitit 2013. Atëkohë, Kryetari i AAK’së i partisë së katërt bashkë me Shefin e LDK’së, Isa Mustafa, që kishte dalë i dyti, kishte ndërtuar një koalicion paszgjedhor për t’u bërë Kryeministër.
Normalisht, nuk kishte arritur të bëhej Shef i Qeverisë. Por, kishte arritur ta bënte për pak ditë Isa Mustafën Kryetar të Parlamentit në mënyrë kundërkushtetuese. Pazaret ishin prishur pasi LDK duke mos pasur asnjë pozitë – Kryetar Parlamenti, Kryeministër – shkoi te PDK’ja dhe mori pozitën e Shefit të Qeverisë për Isa Mustafën.
Sikurse më 2013, edhe tash, Kosova po hyn në muajin e tretë, prej kur janë certifikuar zgjedhjet nacionale, të mbajtura më 11 qershor.
Tash, koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, PAN, nuk po arrin t’i sigurojë votat për Kryetar të Parlamentit. LDK e VV nuk po e duan Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin për udhëheqës të Parlamentit. Në anën tjetër, PAN, nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta ndërrojë kandidatin.
Dhe, kështu, bllokada po vazhdon, shkruan Express.
Deri tash, është konfirmuar se Kosova ka humbur miliona euro nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Kriza është thelluar edhe në aspektin e politikave të brendshme.
Kategoria më e ndjeshme, veteranët e luftës, kanë mbetur pa pensione, për shkak se nuk ka mjete, ndërsa, duhet vendim i Parlamentit për të siguruar paratë për pensionet e tyre.
Në këtë situatë, ka vetëm premtime se shpejt do të krijohen institucionet.
AKR, e Behgjet Pacollit ka dhënë shenjat e para se mund të shkojë në koalicion me PAN’in. Mirëpo, edhe ky veprim i tyre është duke u bërë ngadalë.
Ramush Haradinaj, si i nominuar për Shef të Qeverisë, ka paralajmëruar se në javën e parë të shtatorit do të ketë lëvizje sa i përket krijimit të institucioneve.
Zgjedhjet e fundit nacionale u mbajturën pasi Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafa u rrëzua me votëbesim, duke u hapur rrugë zgjedhjeve. Arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte pamundësia e Qeverisë dhe Parlamentit për të marrë vendime për demarkacion, asociacion e tema tjera.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...